Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës.

Raportohet se një makinë ka përplasur dy kalimtarë, një burrë të moshuar dhe një vajzë të mitur.

Të dy ishin duke kaluar rrugën kur ka ndodhur përplasja.

Vajza është transportuar me urgjencë në spital, ashtu si i moshuari i cili ka marrë plagë më të lehta se vajza, që sipas të dhënave të para, është në gjendje të rëndë.