Një aksident i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit ka bërë që dy persona të përfundojnë në koma.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa raportohet se në aksident është përfshirë një makinë fuoristradë.

Mësohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur gjymtyrët. Policia ka nisur hetimet për rastin.