Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç.

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta në vendi e quajtur ‘Gurra’.

Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një motor. Njëri prej personave që ndodheshin në të ka humbur jetën në vend, pasagjeri tjetër është në spitalin e Traumës në Tiranë.

Është ndaluar edhe shoferi i makinës, 32-vjeçari me inicialet E. R.