Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.

5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të lënduarit drejt spitalit.

Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ashtu sikurse identiteti i të lënduarve.