Sinjal shprese për Ajetin, sezoni i ardhshëm mund ta shohë përsëri titullar në Serinë A.

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të jetë larg Torinos, por jo larg Serisë A. Klubet italiane vlerësojnë pozitivisht futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe pse ai dështoi në edicionin e tij të parë te Torino.

Në Itali janë të bindur se Ajeti thjesht nuk përshtatej me skemat dhe kërkesat e trajnerit Mihajlovic te Torino, ndërsa në një skuadër tjetër, mund të tregojë përsëri vlerat e tij. Ndaj gjatë javëve të fundit është përfolur vazhdimisht për skuadra si Benevento, Crotone e SPAL, të interesuar për futbollistin shqiptar.

Por Crotone qëndron në “Pole Position” për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar i cili ka kaluar një sezon të vështirë duke zhvilluar vetëm 4 ndeshje.

T mobile In article [4]