Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj, e cila tashmë ka marrë edhe rolin e moderatores me një emsion të sajin,  ka publikuar në rrjete sociale një bisedë mjaft të ëmbël më bashkëshortin e saj Aleksin.

Ajo në fillim i ka thënë se ka një problem por ai nuk ka rënë në rrengun e saj dhe i ka shkruar i pari “më do shumë”. Pas përgjigjes pozitive të aktores, ai është shprehur se kishte të njëjtin problem si ajo.