Organizata ndërkombëtare “Amnesti interneshënall” ju bëri thirrje sot liderëve botërorë që të bëjnë presion ndaj Turqisë që t’i lirojë gjashtë aktivistë për të drejta të njeriut, të cilët Ankaraja i akuzoi për ofrimin e ndihmës “grupeve terroriste”.
Duke pohuar se Turqia gjithnjë e më shumë po bëhet shtet i parëndësishëm, Xhon Dalhuisen, drejtor i AI për Evropën deklaroi në Londër se akuzat kundër aktivistëve, në mesin e së cilëve edhe drejtorit të kësaj organizatë për Turqinë, duket se janë absurde.
“Prokurori turk e di këtë, gjykatësit e dinë këtë, Qeveria turke e di këtë dhe qeveritë e huaja e dinë, theksoi ai, duke treguar se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet lidhur me Turqinë dhe marrëdhëniet e veta me këtë vend të quajtur me emrin e vërtetë, “marrëdhënie me një vend gjithnjë e më të parëndësishëm dhe partner të pabesueshëm”.
Duke e quajtur këtë “moment të së vërtetës” për bashkësinë ndërkombëtare, Dalhuisen ju bëri thirrje partnerëve të Turqisë të ndërmarrin qëndrim të fuqishëm dhe të kërkojnë që gjashtë aktivistë të lëshohen dhe të lirohen prej të gjitha akuzave.
Autoritetet turke më 5 korrik i arrestuan 10 aktivistë, gjatë punëtorisë për siguri digjitale dhe menaxhim me informacionet në ishullin në jug të Stambollit. Katër prej të arrestuarve në ndërkohë janë lëshuar në liri në një kontroll gjyqësor, ndërsa gjashtë prej tyre paraprakisht sot janë mbajtur në paraburgim.