Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se Qani Mehmedi është një figurë tejet e rëndësishme për shqiptarët.
Ai në një prononcim për arbresh.info ka thënë se publicistika e tij do të mbahet mend.
“Qani Mehmedi ishte një figurë tejet e rëndësishme për shqiptarët. Publicistika e tij do të mbahet mend. Ai me përpjekjet e tij çdo herë u mundua që të jepte mesazh që shqiptarët të bashkohen dhe të luftojnë për ato që u përkasin”, ka thënë Ahmeti.