Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së të organizuar në Shkup.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje Ahmeti:

“Mbrëmë në Ambasadën shënuam përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh jo vetëm të shqiptarëve, por edhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar në Fejsbuk, numri një i BDI-së Ali Ahmeti.