Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Prishtinës për, siç thotë, mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK-ja thotë se këta të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por pjesë, siç kanë thënë, “e bandës molotov të kryebanditit Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 2.3 milionë euro para të taksapaguesve”.

Por, këtyre akuzave të PDK-së iu është përgjigjur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai i ka quajtur shpifje dhe për këtë ka thënë se do të bëjnë padi javën e ardhshme.

“Shpifje të kota nga paniku i shkuarjes në opozitë e PDK-së. Për këta menjëherë këtë javë padia”, ka thënë Ahmeti për KTV-në.

T mobile In article [4]