Kukësi përballë Qarabag është një përballje potenciale e raundit të tretë, me kampionët e Shqipërisë që nëse kalojnë Sherifin do të mund të gjejnë kundër kapitenin e Kombëtares. Ansi Agolli është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Qarabag ku mban rekordin e lojtarit të huaj me më shumë prezenca. Në një intervistë për “Supersport”, kapiteni i Kombëtares shprehet i emocionuar nga kjo përballje e mundshme ndërsa e vlerëson progresin e Kukësit që sipas tij i ka të gjitha mundësitë për tu kualifikuar.

“E ndoqa shortin dhe me thënë të drejtën u ndieva i emocionuar pmbo faktin se ekziston mundësia që të përballemi me një skuadër shqiptare. Megjithatë për ne e rëndësishme është ndeshja e radhës të martën pastaj do të mendojmë për raundin e tretë. Unë besoj se Kukësi ka bërë progres të dukshëm, dhe jo më kot u shpall kampion sezonin që u mbyll, nuk do të habitesha nëse do ta kalonte Sherifin e Tiraspolit”, tha ai.

Nga klubi te Kombëtarja, për përfaqësuesen kuqezi janë ditë vendimtare për sa i përket emërimit të trajnerit të ri. Agolli shpreson në një integrim të shpejtë, pasi edhe pse objektivi kualifikim është sfumuar, Shqipëria ka ende për të dhënë në kualifikueset e Botërorit.

“Pritet të zgjidhet shpejt sipas informacioneve dhe unë shpresoj që trajneri ti adaptohet skuadrës dhe të përshtatet pasi kemi ende për të dhënë duke qenë se mbeten edhe 4 ndeshje për tu luajtur nga këto eleminatore, pavarësisht se objektivi është Europiani 2020”, përfundoi Agoll

T mobile In article [4]