Juventusi nga Torino e mbylli 2016-2017 sërish në nivele të larta: titulli i gjashtë radhazi i Serie A, Kupa e Italisë si dhe arriti finalen e Champions League, të cilën e humbi (4:1) përballë Real Madridit të Cristiano Ronaldos me shokë. Por presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli premton se Juve nuk do të ndalet këtu.

“Gjithçka që u ndërtua në shtatë vitet e mia të para është vetëm baza mbi të cilën do të presim të tjera triumfe. Juventusi im është vetëm në fillimet e tij. 6 tituj janë një bazë për t’u nisur”, ka thënë Agnelli gjatë një interviste ekskluzive për “Tuttosport”.