Wagner Ribeiro, agjenti i Neymarit, ka bërë të ditur se ai dëshironte që braziliani të transferohejë në “Santiago Bernabeu”, por në fund zgjodhi klubin e zemrës.

Chelsea dhe Real Madridi gjithashtu kanë bërë oferta për Neymarin në vitin 2013, para se braziliani të transferohej në Camp Nou.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, Wagner Ribeiro. Ai thotë se preferonte që klienti i tij të shkojë në “Bernabeu” dhe se oferta e Los Blancos ishte më e mirë se ajo e katalanasve, si për klubin ashtu edhe për lojtarin, por “Neymar zgjodhi klubin e zemrës”.

Ribeiro ka lënë të kuptohet se Neymar mund të ishte transferuar ndoshta në “Bernabeu”, nëse oferta e Barcelonës nuk do të kishte shkuar direkt te babai i lojtarit.

“I dërgova ofertat e Chelseat e Real Madridit te Santosi”, tha Ribeiro për UOL Esporte. “Një nga Barcelona shkoi direkt te babai i Neymar. Unë doja që ai të shkojë te Reali, këtë e kam thënë gjithmonë”.

“Ekonomikisht, oferta e Realit ishte më e mirë për Santosin dhe më e mirë për lojtarin, por ai vendosi të shkojë te Barcelona pasi është klubi i zemrës”, theksoi mes tjerash agjenti i brazilianit.