Agjenti i Leonardo Bonuccit ka thënë se “duhet të presim” për transferimin e mundshëm të mbrojtësit në Milan nga Juventusi.

Është bërë temë kryesore në mediat italiane kalimi i mundshëm i Leonardo Bonuccit në Milan dhe raportohet se klubet janë duke diskutuar për çmimin e mbrojtësit.

 Agjenti i lojtarit, Alessandro Lucci, nuk i ka mohuar spekulimet që e lidhin Bonuccin me Milanin, por ka thënë se tani për tani nuk mund të flasin për asgjë.

“Nuk ka ndjenja në këtë moment (jam i qetë), vetëm duhet të presim”, tha ai për Calciomercato.com, duke lënë kështu të kuptohet se situatë mund të qetësohet dhe lojtari të heqë dorë nga largimi.