Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, deklaroi se çështja e fraksioneve brenda subjektit politik të Partisë së Drejtësisë i takon së kaluarës.

Ai më tej tha se dinamika e zhvillimeve brenda këtij subjekti politik ka bërë që elektorati më shumë të ketë konfuzion se sa ndarje reale.

Agani në emisionin ‘Kontakt’ foli edhe për aktakuzën e Stendave, ku tha se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që i gjithë procesi ndaj tij të zhvillohet në mënyrë të pavarur.

Sipas Aganit ky proces e ka dëmtuar atë në masë të madhe dhe vet subjektin politik në të cilin ai është kryetar.