Këngëtari i njohur, Adrian Gaxha është përfolur shpesh për romancat e tij, por nuk ka treguar asnjëherë se cila është partnerja e tij.

Në një intervistë për ‘Prive’, ai u pyet se kur do të bëhet baba për herë të parë, dhe pati një përgjigje interesante.

“Ishalla sa më shpejt,” – tha 33-vjecari. Adriani shtoi se nuk flet asnjëherë për lidhjet e tij të dashurisë pasi mbron privatësinë e partneres.

Mendohet se pas hitit me Ronela Hajatin, të vijë se shpejti me një projekt muzikor ku do të jetë solo.