Ministri i obliguar për diasporën, Edmond Ademi sot në Gjenevë u takua me ambasadorin Uiliam Lejsi Suing, drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për migrim (IOM).

Ademi, kumtoi Kabineti i tij, e ka njoftuar ambasadorin Suing me hapat të cilat do të ndërmerren lidhur me diasporën dhe e ka theksuar nevojën për bashkëpunim të përbashkët, duke e marrë parasysh përvojën e IOM-it me projekte të lidhura pikërisht me diasporën.

Në takimin, Ademi e ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm të IOM-it, ambasadorin Suing me programin dhe aktivitetet e Qeverisë së re së Republikës së Maqedonisë,  u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e IOM-it për Republikën e Maqedonisë dhe e ka shprehur përkrahjen e Qeverisë për aktivitetet e IOM-it në nivel rajonal dhe global.

Drejtori i përgjithshëm i IOM-it, ambasadori Suing e ka përshëndetur vendimin, që marrëdhëniet me diasporën t’i ngrit në nivel më të lartë përmes ministrit të obliguar për diasporë dhe ka shporehur gatishmëri që ta përkrah Qeverinë në aktivitetet në nivel teknik dhe këshilldhënës.

Po ashtu u shqyrtua mundësia që Republika e Maqedonisë në vitin 2018 të jetë nikoqir i Samitit të ministrave për diasporë.