Adem Ramdani është një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare.

Ai është i dalluar me stilin e veçantë të të kënduarit dhe me motivet interesante që trajton në secilin projekt.

Dhjetë vitet e fundit ai ka trajtuar kryesisht këngë me tematika fetare. Këngët që ai lanson gjithmonë arrijnë të jenë shumë të kërkuara dhe të kapin majat e suksesit.

Kënga e tij e fundit titullohet “Dasma e madhe” dhe është lansuar në kohën e duhur.

Edhe ky projekt muzikor pritet të jetë i suksesshëm njëlloj si këngët e kaluara të këngëtarit të rekordeve./Popullore.com