Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit I.L. shtetas i Republikës së Kosovës.

I pandehuri dyshohet se më veprimet  e tij ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet”.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.