Numri i aborteve në vend sipas statistikave nga Instituti  për Shëndet Publik është ulur gjatë vitit që kaluam mirëpo vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i aborteve jolegale dhe të paevidentuara. Këtë shqetësim e ndan edhe Instituti për Shëndet Publik sipas të cilëve këto aborte kryhen në mënyrë jolegale nga ana e mjekëve dhe  gjinekologëve amë në nivel të mjekësisë primare. Gjatë vitit 2016 numri i aborteve të regjistruara ne të gjitha moshat ka qenë 4251, numër ky më i vogël në krahasim më vitet e kaluara.

Instituti i Shëndetit Publik

Viti 2016 – 4251 aborte

Viti 2015 – 4587 aborte

Viti 2014 – 4738 aborte

Shkaqet e abortit, sipas gjinekologes Lulzime Hoxha, janë shpesh faktorët social kurse një intervenim I tillë dëmton shumë shëndetin e gruas dhe mund të shkaktojë sterilitet në të ardhmen.

 Ne ndoshta abortit artificial ia veshim çdo herë  pamundësinë e çiftit që të merren vesh mirëpo në praktikë janë  faktorët social që shtyjnë në kryerjen e këtij intervenimi. Një ndër pasojat mund të jetë steriliteti në të ardhmen, mund të jetë edhe dëmtimi i mitrës, etj. Edhe vetë në statistikat shtetërore, nuk janë plotësisht relevante, pasi që pacientet shkojnë aty ku gjejnë mundësitë e veta -deklaroi  Lulzime Hoxha, gjinekologe .  

I pyetur për këtë shqetësim, ministri shëndetësisë Arben Taravari deklaroi se akoma nuk ka raporte të sakta për këtë.

 Vetëm i presim raportet përfundimtare, pasi t’i marrim do të ulemi dhe të bisedojmë për këtë gjë – tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.    

Abortet mund të ndodhin në mënyrë spontane dhe artificiale. Specialistët rekomandojnë për kujdes si mënyrë parandalimi për këtë intervenim i cili sulmon shëndetin e gruas./alsat-m

Global