Me ngritjen e kësaj iniciative humane, kemi për qëllim t’i sqarojmë vetëm disa nga arsyet dhe nevojën për ngritjen e një Qendre Klinike Rajonale, jo vetëm për nevojat e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në rajonin e Maqedonisë Perëndimore, por edhe për qytetarët e rajoneve më të afërta të Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë.

Kjo Qendë Klinike Universitare, duhet të jetë rajonale dhe e formatit botëror, jo spital komercial, siç kemi plot në kohën e fundit, ku eksperimentohet me jetën e njerëzve për përfitime financiare.

Kjo iniciativë pretendon ngritjen e një Qendre Klinike Universitare, me përmasa rajonale, e cila do të realizohet me ndihmën financiare të qeverive të disa shteteve të jashtme, me teknologji bashkëkohore dhe kuadër të specializuar vendës dhe të huaj.

Përveç të gjitha klinikave, instituteve dhe laboratorëve të nevojshëm, do të përfshihen edhe laboratorë të specializuar për kontrollin dhe cilësinë e ushqimeve, të teknologjisë farmaceutike, kontrollin e parametrave për mjedis jetësor cilësor dhe të ngjashme.

Kjo Qendër, përveç qëllimeve shëndetësore do të shërbejë edhe për qëllime arsimore dhe shkencore, në shërbim të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës.

T mobile In article [4]

Përveç qëllimeve mjekësore, kjo qendër do të kujdeset për parandalimin e terrorit të bardhë, i cili është më i rrezikshëm se të gjitha llojet tjera të krimit gjenocidal ndaj rajoneve dhe popujve të caktuar, por që fatkeqësisht ka tendenca të rritjes gjatë kohës së fundit në këtë rajon. Këtë duhet ta kemi mësuar nga e kaluara jonë.

Atë që nuk mund ta arrinë qarqet politike armiqësore ndaj shqiptarëve, përmes luftës së armatosur, politikës dhe diplomacisë, luftës ekonomike (varfërisë dhe shpërnguljes), përpiqen ta realizojnë përmes terrorit të bardhë: droga, ilaçet dhe ushqimet e helmuara (me përgatitje, përmbajtje dhe destinim të caktuar), helmimi i ajrit, ujit, tokës; përhapja e sëmundjeve virusale përmes ushqimeve, pijeve, kafshëve, shtazëve dhe insekteve të infektuara, ose helmuese (të përgatitura në laboratore speciale) etj. etj.

Për gjendjen alarmante shëndetësore të popullatës së këtij rajoni dhe jo vetëm, tregues më të mirë janë: niveli i lartë i vdekshmërisë nga kanceri, i sterilitetit tek gjeneratat e reja, vdekshmëria alarmante e foshnjave etj. Për hollësi të tjera në lidhje me këto çështje kemi shkruar më parë dhe do të vazhdojmë t’i trajtojmë edhe herëve të tjera.

Ngritja sa më parë e një Qendre të këtillë do t’i parandalojë rreziqet permanente ndaj shëndetit të kësaj popullate dhe do ta garanatojë maksimalisht sigurinë e qenies sonë në këto hapësira.

Këtë çështje nuk e trajtoj së koti, por kam një mal argumente dhe arsye të apeloj në ndërgjegjjen e njerëzve humanë!

Të mos presim iniciativa me interes të gjerë shoqëror vetëm nga politikanët aktual, të cilët fatkeqësisht janë dalldisur vetëm pas interesit personal, famës dhe parasë!

Global

Comments are closed.