Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, sipas tij, nuk janë problem.
Mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, sipas Nitajt po përpiqet qe të siguroj një përfaqësim sa më të gjerë në qeveri.
Tutje, Nitaj ka thënë se vota e një deputeti nga taborët tjera për Haradinajn nuk janë të kundërligjshme.
“Deputeti është sovran dhe i takon deputetit të merr vendime. Deputetët janë të zgjedhur të popullit dhe jo të zgjedhur të partive politike. Mandati i deputetit i takon atij dhe nuk i takon askujt tjetër”, ka thënë Nitaj.
Edhe pjesëtari i partisë politike AAK, Arbër Vllahiu ka thënë se sa i përket asaj se a do të mund ose jo, t’i bëjë numrat koalicioni PAN, kjo tani më, siç thotë Vllahiu është çështje e mbyllur.
Ai po ashtu tha se, vonesa për krijimin e qeverisë po ndodh për shkak të procedurave ligjore.