Nga  Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës  secilen ditë e më shumë po ngjanë  në  Republikë Banane .Na është dashur të presim afër 100 vite për të qenë të lirë në tokat tona .Na është dashur të presim gjatë  të ndërtojmë shtetin e ri të Kosovës. Si duket kjo klasë politike në pushtet nuk e ka kuptuar ose nuk don ta kupton rendësinë e shtetit.Me shumë Republikën e ka kuptuar  si ndonjë lodër më të cilën bënë qka të dëshiron .Në vënd të shtetndërtimit për 18 vite, më shumë pamë plaqkitje  të resurseve natyrore, plaqkitje të buxhetin te shtetit,  shpërlarje parash,zhvatje, uzurpime , ndalim të investimeve  të jashtme  , emërime  për ambasdorë dhe për përsonelë  njerëz jo kredibil dhe njerez shumë problematic  .Në  diplomaci janë duke u manifestuar skandale të ndryshme . Këtyre diteve pamë edhe një skandalë të rënd të një zyrtari të konsullatës në Nju Jork. Albert Veliu, shofer   po akuzohet nga shteti amerikan për pastrim të parave dhe trafikim me narkotikë. Po ashtu, i arrestuar në mesin e narko-dilerëve të dyshuar e transportuesve të armëve të rënda, është edhe vëllai i tij, Alban Veliu. Albert Veliu nuk është thjesht një vozitës i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ai është i afërt edhe më zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ish-Ambasadori i Kosovës në SHBA, Bekim Sejdiu dhe konsullja Teuta Sahatqija kishin  kërkuar disa herë shkarkimin nga puna të Albert Veliut , por kjo gjë ishte refuzuar fuqishëm  Hoxhaj .Puntorët në ambasadat tona na kishin turpëruar edhe disa herë më parë. Në fund të korrikut të vitit 2013, disa qytetarë kroatë ishin ankuar në polici se në një udhëkryq kanë vërejtur një Mercedes me targa diplomatike, që po lëvizte “zig-zag” duke rrezikuar personat e përfshirë në trafik.Drejtuesi i automjetit ka qenë Urtak Hamiti, atë kohë ministër-këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Kroaci.Mediat që kanë raportuar rreth këtij rasti njoftonin se Hamiti, që është djali i ish-deputetit të LDK-së, Sabri Hamitit, kishte refuzuar urdhrat e policisë për të fikur motorin dhe për të dalë nga vetura ndërsa dyshohej se ka qenë në gjendje të dehur.Ai në vend të ndeshkimit më të kthyer në Kosovë është duke ushtruar profesionin e profesorit univerzitar. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj  I cili moti isht dashur të shkarkohet  nga posti I Ministrit të Punëve të Jashtme  për këto incidente te rënda, thuhet se nuk i lë të heqin keq të afërmit e tij në misione diplomatike. Konsullit të Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morinës, përveç pagës thuhet se i paguhen edhe shpenzimet e nevojave të luksit…  Një  zyrtar i konsullatës së Kosovës në Cyrih, Mehmet Bislimi, priste kosovarët që kanë nevojë për shërbime konsullore me këmbë mbi tavolinë. Këta shembuj dhe ndonjë tjetër janë fotografia jonë  së qfarë njerëzish na përfqësojnë në  ambsadat tona .Shteti nuk mbahet në këmb më njerëz të kompremetuar, të pa arsimuar dhe të pa kulturuar.Nga pushtetet që punuan keq gjatë këtyre viteve nuk mund të presim diplomatë të mirë , diplomatë të cilët vërtetë te cilet  do tna zbardhshin fytyren para botës demokratike .Rasti i Veliut ishte dashur të jetë rasti i fundit në diplomacinë tonë të kompremetuar . Si në mbarë sistemin qeveria e ardhshme ishte dashur të bën ndërhyrje përmbajtësore për spastrimin e aparatit shtetëror nga elementet kriminale dhe korruptive. Diplomatet e pa zot që janë në ambasada  ishte dashur të kthehën në shtepi .. .E ardhmja  e Kosovës më strukura të kompremetuara politike nuk do të jetë aspak  e mirë…