Koreografi Phil Wright ka gjetur momentin e përshtatshëm për të bërë një ndër propozimet më të bukura që keni parë.

Ai ishte duke kërcyer me të dashurën e tij, Ashley Liai në studio kur në mes të këngës ulet në gjunjë për ti propozuar martesë.

Ata po kërcenin me këngën e John Legend – You and I, kur Phil nxorri unazën dhe Ashley u emocionua jashtëzakonisht shumë.

Të gjithë të pranishmit duartrokitën dhe vajza pranoi menjëherë duke shkëmbyer puthje me koreografin.

Pas kësaj, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram ku e përshkruan momentin si ndjenjën më të bukur që ka përjetuar ndonjëherë.