Figura e Kadri Veselit nuk ka nevojë për vendim prej Lëvizjes Vetëvendosje. Ky subjekt është kundër kandidaturës së tij si kryetar i Kuvendit.

Këtë për Rubikon të KTV-së e tha Dardan Molliqaj, deputet i LVV-së.

“Ne nuk mund ta votojmë Kadri Veselin si kryetar të Kuvendit. Edhe nëse na thonë herën e parë, dytë apo menjëherë, Kadri Veseli nuk mund të marrë asnjë votë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne marrim përgjegjësi për ato që i kemi thënë dhe nuk mund ta votojmë. Duhet diskutuar për dikë tjetër nga PDK, nuk besoj por nuk përjashtoj”, ka thënë ai.