Të gjithë e pëlqejnë çokollatën për shijen dhe për ndjenjën e çlodhjes dhe relaksim që sjell kur e konsumojmë. Por, sa e shëndetshme është ajo për trupin tonë?
Studimet shkencore të kryera së fundmi janë lajme optimiste për të gjithë të pasionuarit e çokollatës, pasi është vërtetuar se konsumi i rregullt në sasi jo të ekzagjeruara të saj ndikon në uljen e tensionit të gjakut, rënie të riskut për sëmundje kardiake dhe hapje të rrugëve të qarkullimit të gjakut.
Kakao, i cili është ingredienti kryesor i çokollatës së zezë gëzon shumë efekte kurative, sepse shërben si anti-oksidant dhe lufton inflamacionin. Studimet tregojnë sesa më e errët çokollata aq më mirë i bën organizmit tonë. Për këtë shkak mjekët sugjerojnë konsumimin e çokollatave me 70% dhe më tepër kakao dhe më pak ato që kanë shumë sheqer dhe qumësht. Këto të fundit kanë efekte negative pasi krijojnë obezitet dhe probleme me parametrat e gjakut dhe sheqerit në gjak.
Pra, çokollatat e ëmbla rrisin riskun e diabetit dhe ironikisht, ato më të errëta e ulin këtë risk. Kështu që të gjithë të pasionuarit e çokollatës, duhet të bëni kujdes me zgjedhjet dhe preferencat tuaja. Në çdo rast konsumi i tepërt është i dëmshëm si edhe për çdo produkt tjetër ushqimor.