Një zjarr masiv ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes, njoftojnë Emergjencat Civile.

Vatra e zjarrit gjendet në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare.

Pylli i ndezur përbëhet nga drurë halorë, kryesisht pisha dhe bredha. Për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter.  Forcat e Zjarrfikëses dhe të Pyjores nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer. Ende nuk ka një total të sipërfaqes së prekur nga flakët.

Helikopteri ka avantazhin që mund të furnizohet fare pranë në një rezervuar me ujë.

Situata po ndiqet nga afër nga autoritetet lokale dhe strukturat e Emergjencave Civile.

T mobile In article [4]