Ben Blushi denoncoi me emra katër persona që sipas tij i kanë vjedhur votat LIBRA-s në Tiranë.

Në denoncimin e Blushit në Facebook, spikat Ergys Hila, shefi i financës në Ministrinë e Mbrojtjes. Blushi e akuzon Hilën se sikurse vjedh votat, vjedh edhe paratë e shtetit. Ai radhit edhe tre emra të tjerë.

“Ergys Hila shef finance në Ministrinë e Mbrojtjes është njëri nga katër numëruesit që ka vjedhur votat në kutitë 1939 dhe 1944/2 në Tiranë.

Natyrisht i ka hipur kalit të Rilindjes dhe atë që bën me votat bën dhe me paratë e shtetit.

Tre të tjerët janë Mirand Seferi, i PD dhe Florian Shkreta e Elona Filolli. Këta të katër siç provohet nga pamjet filmike të KQZ-së i kanë vjedhur vetëm LIBRA 18 vota ne dy kuti.

Do i padis bashkarisht”, shkruan Blushi në Facebook.