Kryeministri Edi Rama, uron një ditë të mbarë në përshëndetjen e tij të mëngjesit, me një reportazh fantastik për Shqipërinë, i cili është ndjekur nga rreth 8 milionë frnacezë.

Rama thotë se ky reportazh i bukur për turizmin e Shqipërisë, është transmetuar në edicionin e orës 20:00 në “TV France2” duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë.

Reportazhi, të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë, është realizuar nga një gazetar francez dhe paraqet disa prej pikave kyçe turistike të Shqipërisë.