Kanë mbetur më pak se një vit deri në fillimin e Kampionatit Botëror të vitit 2018.

Do të jetë Rusia, vendi që do të organizojë kësaj radhe eventin më të madh në futboll.

Për disa lojtarë, botërori i Rusisë mund të jetë mundësia e fundit për ta fituar.

Për Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, Arjen Robbenin, Dani Alvesin, Patrick Evran, Wayne Rooneyn, Vincente Kompanyn dhe Giorgio Chiellinin, botërori i Rusisë do të jetë edhe mundësia e fundit për ta fituar trofeun më të rëndësishëm në karrierën e një futbollisti.