Njerëzit të cilët kanë një punë dhe një rrogë le të themi modeste, shumicën e parave i kanë të llogaritura. Të gjithë do dëshironim që rrogën ta shpenzonim për qejf, por në fakt sipas specialistëve, 70% e parave të një personi mesatar shkojnë vetëm për këto 3 gjëra si më poshtë:

Shtëpia

Të paktën pjesa më e madhe e popullsisë nuk kanë një shtëpi të tyren, dhe qeraja është e vetmja mundësi. Të paktën 30% e të ardhurave një njëri i shpenzon për shtëpinë dhe taksat e tjera të saj.

Transporti

Pas shtëpisë, një tjetër pjesë e rëndësishme është edhe transporti. Shumë njerëz e kanë të domosdoshme makinën personale për shkak të punës apo edhe faciliteteve që ofron. Kështu 20% e parave shkojnë për makinën.

Ushqimi

Sigurisht që ushqimi do të ishte një tjetër pjesë e rëndësishme për të cilën njerëzit shpenzojnë shumë para. Siç kuptohet, 20% apo më tepër e të ardhurave shkojnë për ushqime të përditshme përfshirë këtu edhe ushqimet e shpejta.

 

Loading...