Gjëndrat tiroide janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin dhe temperaturën e trupit. Nëse puna e tyre ndërpritet, kjo gjë mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe trurin.
Më poshtë do të shihni disa prej simptomave që nuk duhet të injoroni:
- Lodhje dhe nervozizëm
Sëmundja e tiroideve mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë dhe në gjendjen shpirtërore. Hipotireoza shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjes së forcës, shoqëruar me probleme të gjumit dhe nervozizmit.
- Ndryshimet në ritmin e zemrës
Ato mund të ndikojnë edhe në rrahjet e zemrës, të cilat bëhen më të shpeshta.
- Humbni ose fitoni peshë në mënyrë drastike
Një humbje ose shtim në peshë në një kohë të shkurtër nënkupton nivele të larta ose të ulëta të hormoneve tiroide.
- Lëkurë e thatë dhe thonj të dëmtuar.
Nëse thonjtë tuaj dëmtohen, janë më delikatë por edhe lëkura juaj është e ashpër, është një shenjë e gjëndrave të tiroideve.
- Çrregullimi i temperaturës së trupit
Mund të përjetoni të dridhura ose të shfaqni djersë të tepërta.
- Ënjtje në qafë
Nëse shihni ënjtje të qafës është shenjë e dukshme e gjëndrave të tiroideve.
- Keni vazhdimisht dhembje muskujsh.