Trupi i njeriut i ngjason një makinerie të përsosur, ku sisteme dhe aparate të ndryshme funksionojnë pa psuhim në ndërverpim me njëra tjetren. Kur diçka nuk shkon, organizmi jep sinjale dhe neve na mbetet vetëm t’i kuptojmë këto të fundit. Gjuha ka aftësinë të na përcjellë disa probleme shëndetësor dhe më poshtë do të njiheni me 7 prej tyre.
1.Nëse gjuha juaj është e çarë
Plasaritjet në gjuhë mund të krijohen me moshën. Një gjendje e tillë mund të jetë gjenetike, por nëse ju vëreni ënjtje apofryrje të buzëve apo fytyrës duhet të takoni mjekun. Kjo mund të jetë shenjë e një sëmundje të rrallë të quajtur sindromi Melkersson-Rosenthal.
2 Në qoftë se gjuha juaj është e mbuluar me një shtresë të bardhë
Shtresa e bardhë në gjuhën tuaj është një shenjë e një infeksioni. Mund t’i ndoshë shpesh fëmijëve të vegjël , njerëzve që kanë tela ose në rast se merrni antibiotikë.
3. Nëse keni herpes në gjuhën tuaj
Kafshimi i gjuhës suaj mund të shkaktojë një plagë që më pas zhvillon herpesin, ndonëse shkaku i këtij të fundit mbetet ende i panjohur. Ushqimet me acid te lartë dhe stresi mund t’i përkeqësojnë.
Nëse herpesi nuk ikën për dy javë, mund të jetë shenjë e kancerit oral.
4. Nëse gjuha juaj është e lakuar në skaje
Nëse skajet e gjuhës suaj janë të lakuar kjo mund të jetë shenjë e alergjisë, tiroideve apo dehidratimit.
5. Nëse gjuha juaj është e kuqe dhe ju keni një ethe
Kjo është një gjendje shumë e rrezikshme nga e cila mund të vuajnë fëmijët nën moshën 8 vjeçare.
Kjo mund të jetë një shenjë e fruthit ose sëmundjes Kaëasaki, e cila ndikon në enët e gjakut. Kaëasaki sëmundje është një sëmundje jo ngjitëse autoimune që është parë tek fëmijët nën tetë vjeç.
6. Gjuha juaj është si e mbuluar me qime dhe ka ngjyrë të errët
Kjo gjë ndodh kur qimet mikroskopike të gjuhës nuk ndalojnë së rrituri dhe në to shtohen e rriten bakteret.