Speci i kuq

Kjo erëz, falë vepruesve të tij, shijes, ngjyrës dhe mijëra cilësive, është patjetër një nga bimët me të afta për të stimuluar dëshirën seksuale.
Vlen të kujtohet që speci i kuq është një minierë e vërtetë substancash të nevojshme për organizmin, capsicina, vitamina A, C, E, K2, PP, lecitina, acid malonik, potasi, bakri dhe hekuri.
Një minierë e tillë si mund të mos ketë efekte mirëbërëse? Në mënyrë të veçantë dhe sidomos te burrat, një prej elementeve që ka në përbërje speci i kuq, stimulon prostatën e cila prodhon lëngje që stimulojnë ejakulacionin.
Sipas një kërkimi anglez, ekziston një hormon (që quhet VIP), i cili provokon ereksionin te burrat dhe fenomenin e ngjashëm te gratë. Kur organizmi e shton prodhimin e VIP, rezultati është zgjerimi i enëve periferike të gjakut (skuqje e fytyrës) qarkullimi i gjakut dhe rrahjet e zemrës, shtohen po ashtu shpeshtia e frymëmarrjes.
Kësisoj speci i kuq është një zgjerues i mirë i enëve të gjakut që favorizon qarkullimin e gjakut, sidomos në gjenitale. Nxit ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies dhe rezulton të jetë lartësisht afrodiziak.
Përveçse venazgjerues, kemi edhe veprimin e vitaminës PP që i bën elastike kapilarët dhe të vitaminës E, që shton oksigjenin në gjak. Kjo e fundit e njohur edhe si vitamina e pjellorisë dhe fuqisë seksuale.

Borziloku
Mjekësia popullore e rekomandon çajin e borzilokut për të rizgjuar instinktin seksual. Duket se borziloku është afrodiziak që nxit fuqinë seksuale. Veçse në formën e çajit, me të njëjtin qëllim, borziloku mund të përdoret si aromatizues ose si përbërës në sallata, mish, peshk… si i freskët ashtu edhe i tharë. Ashtu siç beson populli: sa më shumë një burrë të hajë borzilok, aq më e larta paraqitja e tij seksuale në shtrat.
Polenta
Misri është një ushqim të cilit i mungon serotonina, substancë e cila e frenon seksualitetin.

Mentet
Mentet karamele përdoren në herboriosteri për fuqinë dhe dëshirën seksuale.

Arra moskat
Efikase jo vetëm për gratë, arra moskat kanë reputacionin e aleatit më të mirë të burrave. Thuhet se përmban amfetaminë halucinogjene, natyrisht në doza të papërfillshme. Zakonisht arrin të japë rezultat të mirë kur përdoret bashkë me avokadon.

T mobile In article [4]

Rigoni
Sipas mitologjisë, rigoni ka lindur nga fryma e Venusit (Afërditës në mitologjinë greke).
Ky bar, shumë i përhapur dhe i përdorur në zonat mesdhetare, ka një arome shumë të mirë. Aftësitë e tij afrodiziake luftojnë impotencën dhe ftohtësinë të tipit psikologjik.