Ujëra të kulluara si kristali, plazhe me rërë dhe pyje gjigante, kjo është panorama e ishullit Laucala, i cili ngjan me një parajsë.

Edhe pse është një mrekulli, ishulli i vogël në Fixhi nuk vizitohet nga shumë persona pasi ka një kosto marramendëse.

Bëhet fjalë për një resort në të cilin një natë qëndrimi kushton jo më pak se 6 mijë dollarë, por që të pasurit nuk i tremb aspak kjo shumë.

Më shumë se sa për të pushuar tashmë ky resort përdoret nga të pasurit për të bërë foto dhe trendi i ka “pushtuar” ata, foto me të pasmet nga resorti luksoz.