A keni pyetur veten se pse disa njerëz arrijnë të jenë gjithmonë të lumtur dhe në mënyrë shumë të natyrshme.

Sigurisht që përveç se pjesë e karakterit të tyre optimist njerëzit e lumtur nuk bëjnë disa veprime, të cilat ndikojnë në mirqënien e tyre shpirtërore.

Ja cilat janë gjërat që nuk bëjnë njerëzit e lumtur:

1. Ata nuk rrinë tërë ditën para internetit
Njerëzit e lumtur arrijnë ta menaxhojnë kohën e tyre në mënyrën sa më optimale. Këtu përfshihet edhe koha që ata shpenzojnë në internet, duke lexuar emailet, lajmet apo duke komunikuar në rrjetet sociale. Dhe njërëzit e lumtur nuk e teprojnë me internetin dhe nuk jetojnë në realitet virtual.

T mobile In article [4]

2. Ata nuk harrojnë të bëjnë pushime
Pushimet janë tejet të rëndësishme për të rikuperuar forcat dhe energjitë për punën. Njerëzit që janë të lumtur i vlerësojnë pushimet dhe nuk i lanë ato pas dore dhe as nuk i shpenzojnë pushimet e tyre në punë.

3. Ata nuk shoqërohen me qaramanët dhe dembelët
Njerëzit e lumtur e duan punën, e duan optimizmin dhe këmbënguljen, prandaj ata mundohen të shmangin nga shoqëria e tyre njerëzit që vetëm ankohen e qahen nga jeta apo njerëzit dembelë që nuk ju pëlqen puna.

4. Ata nuk krijojnë panik kur gjërat nuk shkojnë mirë
Njerëzit e lumtur janë optimistë dhe analistë nga natyra dhe në situatat e vështira për ta apo kur përballen me një problem ata mundohen të analizojnë situatën dhe nuk i kap paniku. Ata nuk e marrin situatën e keqe si personale për ta dhe nuk panikojnë duke menduar të keqen. Kapen tek e mira dhe analizojnë me gjakftohtësi rrugëzgjidhjet e mundshme nga situata.

5. Ata vlerësojnë çfarë kanë nuk e krahasojnë veten e tyre me të tjerët
Të krahasosh vetën me të tjerët duke parë tek ta vetëm anët pozitive nuk është aspak mirë për gjendjen shpirtërore të njeriut. Prandaj njerëzit e lumtur e vlerësojnë atë çka kanë në jetë dhe nuk bëjnë krahasime me të tjerët.

6. Ata nuk harrojnë të falenderojnë dhe të gëzohen për të tjerët
Njerëzit e lumtur janë në përgjithësi shumë të shoqërueshëm e të komunikueshëm. Ata ndihen mirë kur dikush arrin diçka dhe gëzohen dhe e urojnë atë. Gjithashtu ata janë mirënjohës dhe dinë të falenderojnë ata që i kanë ndihmuar!