Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit që ka pushtuar rajonin e Ballkanit.
Personat kanë humbur jetën dje në Sofie, Bullgari, për shkak të vapës.
Siç shkruajnë mediat lokale, temperaturat kanë arritur deri në 44 gradë në hije.
Ndërkaq janë më shumë se 200 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore pikërisht prej vapës së tmerrshme që ka përfshirë rajonin e Ballkanit prej disa ditësh.