Edhe pse shumë femra nuk duan ta pranojnë, vjen një moment që ato ndërgjegjësohen që diçka po ndodh me gjoksin e tyre. Ai humbet elasticitetin dhe fleksibilitetin e dikurshëm dhe tenton të bjerë. Shtatzënia, menopauza, luhatjet drastike të peshës, regjimi ushqimor jo i kontrolluar, përdorimi i reçipetave të gabuara, jeta sedentare, duhanpirja dhe ekspozimi i tepërt në diell janë disa prej shkaqeve kryesore të këtij procesi. Por ky fenomen, i cili shfaqet kryesisht pas moshës 40 vjeç, mund të kapet në kohë dhe të parandalohet në qoftë se ndiqni këshillat dhe trajtimet e mëposhtme.
Trajtimi me akulli: Mund t’ju tingëllojë absurde në pamje të parë, aq më tepër ta aplikosh një gjë të tillë në dimër kur temeperaturat shënojnë nën 0, por masazhimi i vazhdueshëm me kubeta akulli ndihmon gjoksin të qëndrojë në formë. Merrni dy kubeta akulli dhe masazhoni me lëvizje rrethore sipërfaqen e gjoksit dhe thithkat. Ky veprim stimulon qarkullimin e gjakut dhe aktivizon indet lidhëse dhe gjendrat limfatike.
Masazh me vaj ulliri: Masazhi me vaj ulliri është një tjetër teknikë interesante që duhet ta provoni të paktën dy herë në javë. Acidet yndyrore Omega 3 të ullirit dhe përbërsit e tjerë të ushqyeshëm si vitamina përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë delikate të trupit , forcojnë fibrat muskularë dhe hidratojnë lëkurën.
Maskë natyrale me kos:
 Maska natyrale me kos, vezë dhe vaj bajamesh është shumë e ushqyeshme për gjoksin tuaj. Probiotikët që gjenden tek kosi, të kombinuara me vitaminat dhe antioksidantët e vajit të bajameve dhe përbërësit antiinflamatorë të vezëve parandalojnë rënien e gjoksit dhe forcojnë atë.
Zgjidhni reicpetat e duhura: Të zgjedhësh dhe të përdorësh reçipetat e duhura është dhurata më e madhe që i bëni vetes. Reçipetat rregullojnë qëndrimin e bustit dhe shpinës, por nëse zgjidhni materialet dhe masën jo të duhur dëmtoni seriozisht trupin tuaj. Për më tepër lexoni si të zgjidhni reçipetat e duhura.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Global