Kohëve të fundit reperi i famshëm kosovar Besnik Canolli i njohur si 2po2 ka qenë shumë produktiv
Kënga e re që hip-hop artisti e ka sjellur në skenë është një bashkëpunim i radhës me këngëtaren e re Nita Latifi, shkruan rtv21.tv.
“Yll” quhet kënga e cila është e shoqëruar me videoklip. Teksti si zakonisht ishte meritë e 2po2, melodia u bë nga këngëtarja Nita Latifi, ndërsa muzika e miksimi nga Mixey.
Videoklipi që shoqëron këngën është punuar nga ImagineFilms IIC.