Një 25-vjeçar ndërroi jetë pasi u përfshinë një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Maminas.

Një automjet tip Benz me drejtues E.B nga Tirana, përplasi një motoçikletë ku udhëtonin dy persona. Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës E/Xh 25 vjeç me banim në Karec ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e marrë.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe një pasagjer 23-vjeçar në motoçikletë, Xh.B i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Durrësit, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Policia e Durrësit thotë se drejtuesi i automjetit Benz është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.