Sezoni i verës përveç se shumë i pëlqyer nga të gjithë ka edhe rrisqet e saj. Sidomos ata që preferojnë bregdetin duhet të kenë parasysh disa rregulla, në mënyrë që të shmangni ndonjë tragjedi.

Më poshtë keni disa rregulla që duhet t’i keni parasysh kur futeni në det.

1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, ose jeni nxehur apo djersitur nga vapa

2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar me temperaturën e ujit

3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm

4-Shmangni thellësinë ujore

5-Sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje

6-Notoni paralel me bregun

7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh

8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata notimi në këmbë

9-Mos notoni kurrë vetëm

10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi

11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi

12-Mos i ndani sytë nga të miturit në ujë

13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës

14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore

15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë

16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin

17-Shmangni panikun në ujë

18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush

19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë

20-Mbani pajisje të dallueshme si zhytje amatore

21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes

22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.

Loading...
Global