Në orët e para të ditës së diel, saktësisht rreth orës 01:05, ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit.
Në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, sipas një shikuesi/lexuesi të Klan Kosovës, i cili ka dërguar edhe videot e ngjarjes.
Në video shihet se ka vetëm një veturë të bardhë të dëmtuar, e cila duket se është vetëaksidentuar.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin.
Nuk dihet ende as gjendja shëndetësore e të lënduarve.