Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami ka denoncuar parregullsi, që sipas tij, janë shfaqur në zgjedhjet e sotme për kreun e PD-së.

Ai tha se kryetarë të degëve kanë bërë presione, duke u kërkuar anëtarëve të PD-së të votojmë kundërshtarin e tij, Bashën.

“Këto zgjedhje pavarësisht se janë një hap në drejtimin e duhur kanë qenë dhe kanë filluar të pabarabarta. Fatkeqësisht kjo pabarazi është reflektuar nga disa probleme që kanë dalë, që unë falenderoj edhe median që i ka publikuar. Probleme që kanë të bëjnë me si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve, jo të gjithë, por disa prej tyre kanë ndërhyrë duke prishur atë neutralitetin, kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Po kështu në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit”.

“Këto kërkesa unë ja kam kaluar përfaqësuesit tim dhe në emrin tim i ka bërë në KQZ, KQZ ka shprehur mirëkuptimin për këto gjera, por këto nuk janë zgjidhur akoma. Edhe këtu në qendrën tonë vazhdon kryetari i degës 2 që është miku im, por miqësia mënjanë. Ose nuk i njeh rregulla e demokracisë ose nuk di se çfarë është.

Ai shtoi se ka pasur raste të mungesës në listë, të anëtarëve të PD-së që kanë shprehur më herët votën për të:

T mobile In article [4]

“Po kështu ka pasur raste të mungesës së emrit në listë, seksione të tëra që nuk kanë qenë të regjistruar dhe kanë shprehur votën për mua”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qendrat ku janë vërejtur parregullsi, përveç degës në lagjen numër dy në Tiranë, Selami futi edhe qytetin e Fierit.

Selami u shpreh gjithashtu: “Megjithëse ky proces është i paplotë, është një process në vazhdim dhe nuk dua të paragjykoj. Është shpejt për të nxjerrë një rezultat. Ka momente të rëndësishme sic është mbyllja e procesit të votimit, transportimi i kutive të votimi në qendër. Unë e kam shprehur që në këto kushte ku jemi do të ishte më mirë që numërimi të bëhej në degët e rretheve dhe pastaj procesi i numërimit”.

Deklarata e Selamit vjen dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.