Mësohet se ka nisur hetimi për gjetjen e një vajze 14-vjeçare pasi është larguar nga shtëpia 3 muaj më parë.

Në komisariatin e policisë së Durrësit, një ditë më parë është paraqitur nëna e saj, shtetësja Sh.O. 52 vjeçe, duke ngritur një kallëzim për largimin e së bijës.

Sipas saj, 14-vjeçarja  B.O. është larguar para 3 muajsh. Nuk jepen më tepër detaje, se përse nëna e saj vendosi që ta denoncojë ngjarjen pas një kohe kaq të gjatë.

Ndërkohë që po punohet për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.