14 vjeçari i plagosur mbrëmë nga një plumb qorr në Skenderaj është duke marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka hapur rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ por ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket zbardhjes së tij.

14 vjeçari Ednis Vojvoda ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë.

Ai tregon se rreth orës 19:00 kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së shokut të tij.

Pas mjekimit të parë në Mitrovicë ai është transportuar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se policia përveç se ka hapur rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ nuk ka informacione se kush mund të jetë shkaktar i kësaj plagosjeje.