Së paku 14 persona kanë humbur jetën në Ekuador dhe 26 janë të tjerë lënduar, kur një autobus doli jashtë autostradës dhe u përfshi nga flakët, njoftuan sot zyrtarët lokalë.

Aksidenti ka ndodhur të premten, rreth orës 22:00 sipas kohës lokale.

“Aksidenti  ka ndodhur në autostradën që lidh Quiton me qytetin e La Mana”, tha koloneli i policisë, Christian Bareiro.