12-vjet e gjysmë burg, ka marrë një person, i cili pothuajse një vit ka kryer sulm seksual mbi vajzën e V. P.

Vetë nëna e vajzës, rastin e ka njoftuar në profilin personal në Facebook.

‘Saktë pas një viti luftë, vuajtje emocionale, proces ligjor, sot, unë dhe M.P kemi një fitore të madhe! 12 vjet e 6 muaj dënim! Kjo është një histori që inkurajon dhe se nuk duhet të fshehen gjërat … e para dhe e para dhe e vetmja është e drejta e fëmijës! #Stoppedofilija! M. të dua ty, ti je heroi im, e shtrenjta ime! Faleminderit për mbështetjen, ka shkruar nëna e vajzës profilin e saj.