Sot “Shkupi 2014” kushton 683 milion euro që do të thotë se në dy vitet e kaluara janë nënshkruar marrëveshje të reja me vlerë prej 123 milion euro, shkruan Birn.mk.

Së pari u paralajmërua se projekti do të kushtojë 80 milionë euro, ndërsa më vonë çmimi u rrit në 207 milion, prej kur BIRNI, përmes bazës së të dhënave “Shkupi 2014 nën llupë” vlerësoi se projekti peshon diçka më shumë se 560 milion euro.
Pjesa më e madhe e shumës shtesë ka të bëjë me marrëveshjen që institucionet e kanë nënshkruar ndërkohë që t’i përfundojnë ndërtesat dhe monumentet e filluara, megjithatë në këto 24 muaj projekti “Shkupi 2014” është përhapur edhe për projekte të reja, fasada dhe rrotën panoramike.

Rrota e ka rritur shumën për pothuajse 20 milionë euro, ndërtesa e re e Fakultetit të Shkencave të Inxhinierisë Kompjuterike me marrëveshjen e UKIM shtoi edhe 13 milionë, ndërsa ndërtesa administrative mes ndërtesave të reja të MPJ-së dhe Operës dhe Baletit të Maqedonisë kontribuuan me 10 milionë euro.

Dhe tani “Betoni” i Shkupit është top-kontraktues i “Shkupit 2014”, me atë që para dy viteve kjo kompani ndërtimore ka pasur marrëveshje me vlerë prej 163 milionë euro, ndërsa sot kjo shumë është rritur në 216 ose këto janë 53 milionët e reja.

Ndryshe, projekti “Shkupi 2014”, është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë që e ka miratuar ndonjëherë Qeveria e Maqedonisë, e cila popullatës së Maqedonisë i kushtoi me qindra miliona euro.

T mobile In article [4]

Sipas paralajmërimeve për projektin në fjalë, ka qenë e paraparë që të vendosen 40 objekte dhe përmendore, ndërkaq të njëjtat tani janë vendosur mbi 130.
Shikoje videon e animuar e bazuar nga të dhënat e bazës së të dhënave interkative të BIRN Maqedoni.