Reagimi i shpejtë i një djaloshi 11-vjeçar i ka shpëtuar tre familjarët të tij nga një ari i murrmë në i cili iu ishte vërsulur atyre në Alaska.
Elliot Clark po ecte në mal afër Game Creek me tre anëtarë të familjes dhe tre qen kur ariu iu ishte vërsulur, raporton Juneau Empire, trnamseton Express.
Ariu i kishte sulmuar dy prej tyre duke i rrëzuar anash, ka thënë babai i Elliot, Lucas.
“Katër persona po ecnin në një vijë, im bir ishte i treti. Ariu erdhi pas tyre në të njëjtën rrugë, xhaxhai i Elliot ishte i parë në rresht dhe ariu i erdhi pranë aq shpejt saqë ai nuk pati kohë ta hiqte pushkën nga kraharori,” ka thënë Lucas.
Djaloshi e kishte nxjerr pushkën e gjakut dhe qëlluar ariun.
Luckas ka thënë se goditja e parë nuk i kishte bërë hiç gjë ariut, por dy goditjet pasuese e kishin rrëzuar për toke dhe goditjet përfundimtare nga djaloshi dhe xhaxhai i tij e kishin vrarë atë.
“Goditja e parë e goditi në kraharor dhe absolutisht nuk i bëri asgjë. Goditja tjetër e goditi në hundë dhe i shkoi poshtë qafës,” ka thënë ai.