Vetëm pak ditë më parë, Noizy ka publikuar këngën e re “100 kile”, e cila u kthye menjëherë në refren për të rinjtë.

“E bardhë apo jeshile” ka qenë një ndër frazat e kësaj këngë që dëgjohej kudo, jo vetëm nga OTR-sat por edhe nga fansat e tyre.

E ndërkohë që “çunat” nuk vendosnin dot për të bardhën apo jeshilen (sigurisht referuar ngjyrave të kokainës dhe të hashashit), kushëriri i tij, Altin Sulku, publikoi këngën e re “Lujna”, ku në një pjesë të tekstit ka përdorur frazën “blu a jeshile”. Në fakt, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Noizyt.

Reperi ka publikuar këngën e Altinit në Instagram dhe përbri saj shkruan:

T mobile In article [4]

“O Altin Sulku, ne kemi 1 javë që nuk po vendosim e bardhë apo jeshile, ti shkon e bon blu a jeshile” .

Nuk ka munguar as ‘debati’ midis tyre, teksa Altini tenton ta sqarojë këtë situatë:

“Duhej me e thy pak prandaj futa blunë pak, por prapë njëra nga e bardha ose jeshile do mbetet”.

“T’futsha unë ty”, – i drejtohet Zin Zin kushëririt t tij, Altinit, dhe jo, nuk po bën aspak shaka.

Pra, duket se pavarësisht faktit që dy këngëtarët janë kushërinj, kur vjen puna te biznesi, ndjenjat lihen mënjanë

 

Global